fbpx
Sport

Skenari i merkatos, kalimi i Messit te Juventusi u ndalua nga… CR7

Leo Messi ishte afër largimit nga Barcelona dhe shumë klube u gëzuan nga ky lajm. Manchester City, PSG dhe Juventusi përgatitën ofertat e tyre, por situata mes kapitenit argjentinas dhe drejtuesve të klubit katalanas u tensionua shumë.

Këta të fundit nuk e mbajtën fjalën dhe “pleshti” zgjodhi të qëndronte edhe një vit në “Camp Nou”, teksa do të largohet në fund të këtij sezoni si lojtar i lirë. Juventusi kishte gati një ofertë tunduese për Barcelonën, por gjithçka u bllokua nga… CR7. Emra ai Dybala, De Ligt dhe Alex Sandro do të përfshiheshin në operacionin e blerjes së Messit.

Cristiano Ronaldon nuk e donte yllin argjentinas si shok skuadre.  Negociatat u ndërprenë, drejtuesit e kampionëve të Italisë respektuan dëshirën e portugezit, duke humbur në këtë mënyrë një rast unik për të parë në një ekip dy legjenda të lojës me top.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button