Categories Sport

Skënderbeu në “dietë”, flet autori: Ejani shikojeni nga afër

Autori i statujës së Skënderbeut që u vendos në Prizren dy ditë më parë, Sinan Aliaj nuk pranon se vepra e realizuar prej tij është punuar keq.

Në një intervistë në  Radarin Informativ, me Jonida Shehun ai u bëri thirrje kritikëve që të vijnë ta shikojnë nga afër skulpturën, pasi siç thotë ai nuk është siç duket në fotot e publikuar në rrjet. Sipas tij mund të ketë diçka që nuk shkon me skulpturën, por kjo mund të lidhet me këndin e fotove të realizuara.

Të njëjtën përgjigje Aliaj kishte edhe për të ftuarin në studion, skulptorin Artan Peqini, i cili gjithashtu shprehur rezerva për punën e tij

Pjesë nga biseda në studio: 

Artan Peqini: Në këtë rast edhe për arsye etike nuk dua të jem kundër skulptorit. Mua nuk më pëlqeu. Vuan nga ndërtimi i figurës. Ne skulpturë shpesh tejkalojmë edhe mundësitë tona. Unë jam marrë me figurën njerëzore.

Sinan Aliaj: Respektoj kolegun. E drejta e tyre është secili me të gjykuar. Përafërsisht jam munduar ta bëj. Para së gjithash desha një kërkesë. Nëse vërtet donin Heroin Kombëtar të mos i kishin kursyer 50 euro me ardhë me e parë nga afër monumentin. Nuk kam qejf as të merrem me kritikët. Për zotërinë respekt. Është e vërtetë që ka diçka skulpturës nuk i shkon, a është këndi, këtë nuk e di.

Artan Peqini: Unë në fakt ju falënderoj. Kam qenë edhe në një studio tjetër. Unë jam gjithmonë nga krahu i skulptorit. Në këtë rast nisem nga imazhi. Skulptura tredimensionale duhet të funksionojë në të gjitha drejtimet.

Jonida Shehu: Je mërzitur nga kjo që ka ndodhur, nga kritikat që ke marrë?

Sinan Aliaj: Jo aspak. Kisha as dëshirë që të mos kursejnë dhe të vijnë ta shikojnë nga afër.

Artan Peqini: Në Shqipëri nuk ka pasur raste të tilla. Ne jetojmë në një epokë që i jepet shumë rëndësi personalizimit të mendimit të artistit. Edhe në Prishtinë ka skulptorë të zotë. Duhet të arrijmë të kuptojmë se vendosja e një figure ë tillë është një problem i madh. Duhet të ketë autoritete që mbajnë përgjegjësi, uki ëhstë vetëm autori i veprës. Artisti ka stilin e tij, kush e ka zgjedhur ka marrë përsipër këtë rrezik.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME