Sport

Sot mësohen 8 çerekfinalistët e Champions League

Mësohen sot në mbrëmje dy skuadrat e fundit që do të kualifikohen në fazën çerekfinale të Uefa Champions League. Me mjaft interes shihet dueli i “Stamford Bridge” mes vendasve të Chelsea dhe Atletico Madrid.

Londinezët janë më të avantazhuar pas fitores 1-0 në ndeshjen e parë. Gjithsesi dy teknikët e kanë përgatitur mirë sfidën dhe presin shumë nga ky 90 minutësh.  Po në orën 21:00 luhet edhe dueli tjetër, mes Bayern Munchen dhe Lazios.

Gjermanët triumfuan 4-1 në duelin e zhvilluar në “Olimpico” dhe besohet të mos vihet në dyshim kualifikimi i kampionëve në fuqi të turneut në raundin tjetër. Ndërkohë, mesditën e nesërme do të hidhet edhe shorti për çerekfinalet e kompeticionit më të rëndësishëm për klube në Europë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: