Sport

Suarez: E kemi një vit të vështirë para vetes

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez, e komentoi disfatën tronditëse të katalonasve me rezultat 2:0 kundër Granadas, duke thënë se kjo humbje është shqetësuese.

Barcelona është ende në kërkim të fitores së parë në ndeshjet që i zhvillon si mysafire këtë sezon, pasi që skuadra e Ernesto Valverdes nuk e dëshmoi veten as sonte jashtë stadiumit “Camp Nou”, duke u mposhtur nga klubi që vitin e kaluar luajti në nivelin e dytë të futbollit në Spanjë, Granada, raporton Gazeta Express.

“Është një disfatë shqetësuese, një disfatë që po na lëndon dhe një disfatë që ne duhet ta analizojmë mirë sepse ka shumë gjëra në të cilat duhet të përmirësohemi”, u shpreh Suarezi, pas ndeshjes.

“Nuk mund të pësosh gol aq  herët. Kjo e bëri të gjithë punën më të vështirë për ne. Ne e kishim posedimin e topit, por nuk e shfrytëzuam atë. Ne duhet ta analizojmë këtë që ndodhi”.

“Duhet ta shikojmë se si po luajmë si mysafirë sepse fakti që po na mungon konkretizimi dhe krijimi i rasteve është shqetësues. Ne jemi Barcelona, duhet të dalim në fushë dhe ta fitojmë ndeshjet, nuk mund t’i nisim ndeshjet siç bëmë sot”.

“Kemi ende rrugë të gjatë para vetes, por këto janë ndeshjet të cilat mund të ta fitojnë titullin. Ne duhet të jemi më të fortë nëse duam të fitojmë ligën. E kemi një vit të vështirë përpara nesh”.

Tani, Barcelona radhitet në pozitën e shtatë në tabelën e La Ligës, me vetëm shtatë pikë të fituara nga pesë ndeshjet e para, ndërsa Granada është lidere e tabeles, me dhjetë pikë të grumbulluara.

Barcelona do të tentojë të kthehet fuqishëm në ndeshjen kundër Villarrealit, sërish në kuadër të La Ligës, e cila do të zhvillohet pas vetëm tri ditësh.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button