fbpx
Sport

Suarez, i irrituar pas barazimit në La Liga: Ishte ndeshje jetike

Sulmuesi Luis Suarez e ka pranuar se barazimi me rezultat 2:2 i Barcelonës kundër Celta Vigos ia ka lënë atij një shije të hidhur, pasi tani klubit katalonas i vështirësohet situata në garën për titull të La Ligës. Barcelona ishte në epërsi gjatë ndeshjes kundër Celta Vigos dy herë, mirëpo Celta arriti ta marrë një pikë nga kjo përballje përmes golit të Iago Aspas të shënuar nga gjuajtja e lirë në minutën e 88-të të ndeshje.

Përderisa skuadra e Quique Setien kaloi në pozitën e parë të tabelës me pikën e fituar nga kjo ndeshje, Real Madridi e ka mundësinë ta kalojë Barcelonën të dielën me një fitore ose barazim kundër Espanyolit. Suarez i shënoi të dyja golat për Barcelonën në këtë ndeshje, duke i dhënë kështu fund ecurisë së ndeshjeve pa gol që nga janari, para se ta pësonte lëndimin në gju. Megjithatë, ai ishte i irrituar pas ndeshjes.

“Ishte një ndeshje jetike për të luftuar për titull”, tha Suarez. “Ne luajtëm mirë në pjesën e parë të ndeshjes, krijuam raste. Por pjesa e dytë ishte plotësisht ndryshe. Celta dëshironte të ishte më agresive vazhdimisht”. “Rezultati na e ka lënë një shije të hidhur, një pikëllim dhe rritim sepse i kemi humbur dy pikë”.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button