Sport

Suarez për ditët e fundit te Barca: Kam qarë, kam stërvitur i vetëm

Luis Suarez u largua nga Barcelona pas qëndrimit gjashtë vjeçar, duke nënshkruar për Atletico Madrid.  Gjatë kohës së tij në fanellën te Barcelona, ai u bë një ikonë e klubit, por fundi ishte i keq, duke përjetuar një poshtërim të madh.

Ai tani ka folur hapur për ditët e fundit si lojtar i Barcelonës. “Ditët para transferimit te Atletico ishin të komplikuara. Kam qarë shkaku i asaj që po kaloja, nuk e pranova mirë mesazhin e klubit”, ka deklaruar Suarez, përcjell lajmi.net.

“Ata kërkonin një zgjidhje se si të largohesha nga ekipi. Ishte një mënyrë e keqe për ta bërë atë. Kishte gjëra për të cilat nuk dija asgjë. Unë stërvitesha i vetëm, dhe nuk kam luajtur 11×11 gjatë stërvitjes”. Duke folur për përshëndetjen e fundit me Messin, Suarez shtoi: “Unë nuk u habita që Messi më përshëndeti publikisht, ne e njohim mirë njëri tjetrin, ai e dinte rreth dhimbjes sime”.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close