Sport

Tërbimi i Messit: Gjyqtari dëshiron të më ndëshkojë, e pabesueshme

Lionel Messi u pa i mllefosur pas përfundimit të pjesës së parë në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Real Valladolidit, duke e akuzuar gjyqtarin se po përpiqej të gjente mënyra për ta ndëshkuar me karton të verdhë. Messi ishte shumë i kujdesshëm në një ndeshje shumë të vështirë të hënën në Camp Nou, pasi një karton i verdhë i mundshëm do të nënkuptonte pezullim për të për El Classico.

Messi është ndëshkuar katër herë me karton të verdhë deri tani këtë sezon dhe i pesti do ta linte jashtë takimit të Barcelonës kundër Real Madridit të shtunën. Kapiteni i katalonasve nuk ishte aspak i kënaqur me referimin e Santiago Jaime Latre, pasi u pa duke u ankuar ndaj tij pas pjesës së parë.

“Gjyqtari dëshiron të më jap karton të verdhë, e pabesueshme”, Messi u dëgjua duke iu ankuar delegatit të Barçës Carles Naval. Barcelona e fitoi ndeshjen 1:0 falë një goli të vonshëm të Ousmane Dembeles dhe Messi i shpëtoi ndëshkimit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: