Categories Sport

Testimi i Suarez, reagojnë autoritetet italiane

Guardia Di Finanzia zbuloi sot një skandal, sipas të cilit Universiteti për të Huajt në Perugia kishte manipuluar rezultatet e testit të gjuhës, për t’i dhënë sulmuesit uruguaian Luis Suarez një dëshmi për njohuri mesatare të gjuhës italiane. Kjo kishte ndodhur gjatë datës 19 shtator, kur Suarez erdhi në një udhëtim ‘blitz” në Perugia, iu nënshtrua një testi që zgjati rreth 30 minuta dhe u largua me dëshminë në xhep, por hetimi i Guardia Di Finanza-s zbuloi se rezultati i testit ishte vendosur më herët.

Përgjimet e kryera në Itali nxjerrin biseda të kryera nga Stefania Spina, pjesë e Universitetit të Perugias, e cila ishte e ngarkuar për përgatitjen e kandidatit dhe organizimin e sesionit të provimit. Spina u thotë anëtarëve të provimit se futbollisti duhet ta marrë testimin, pasi fiton 10 milionë euro në vit dhe nuk mund ta penalizojë mungesa e nivelit B1. “Ai do ta kalojë provimin, sepse një pagë prej 10 milionë eurosh në sezon, nuk mund ta humbësh vetëm se nuk ke nivelin B1 të gjuhës. Ai nuk flet asnjë fjalë dhe nuk bashkon foljet”, u ka thënë ndër të tjera Stefania Spina testuesve të Suarezit.

Mediet në Itali kanë gërmuar në arkivën e rrjeteve sociale të kësaj të fundit dhe kanë zbuluar se ajo është një tifoze e zjarrtë e Juventusit dhe ka bërë shpesh statuse për klubin bardhezi, veçanërisht para ndeshjeve të rëndësishme e arritjeve të mëdha. Ndërkohë pasdite ka folur edhe koloneli i Guardia Di Finanza-s, Selvaggio Sarri, i cili ka treguar se si ka nisur hetimi dhe detajet që kanë zbuluar, ndërsa ka konfirmuar se vetë futbollisti nuk rrezikon asgjë nga ky rast.

“Ne kishim bërë një hetim në universitetin e Perugias në shkurt dhe kishim parë parregullsi të shumta, ndërsa këtë herë u habitëm sesi një futbollist që nuk di asnjë fjalë italisht, pajiset me një certifikatë njohurish mesatare. Nga hetimet rezultoi se përgjigja e testimit ishte hartuar para se futbollisti të jepte provimin. Mund të them se me organizimin e provimit është marrë Juventusi, por të paktën për momentin bardhezinjtë nuk janë nën hetim. Duket më shumë sikur anëtarët e komisionit të provimit janë mahnitur nga një futbollist i famshëm dhe kanë mbyllur një sy. Edhe Suarez nuk rrezikon asgjë, pasi përgjegjës janë anëtarët e komisionit të provimit në universitet, të cilët kanë shkelur parimin e barazisë”, u shpreh koloneli Sarri.

Ky i fundit nuk i shpëtoi as ngacmimit të gazetarëve për ndonjë lidhje të mundshme farefisnore me ish trajnerin e Juventusit, Maurizio Sarri, por u përgjigj po me humor, se nuk do të ishte në radhët e policisë, nëse do kishte lidhje me teknikun italian

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME