Categories Sport

“Times”: Perez kërkoi Conten te Reali, ja pse dështoi marrëveshja

Prestigjozja angleze ‘Times” ka zbuluar një prapaskenë mjaft interesante, që hedh dritë mbi shkaqet që bënë të dështojë transferimi i Antonio Contes te Realit i Madridit pak ditë më parë.

Pasi zgjidhi kontratën me Interin me marrëveshje, Conte shihej si favorit për t’u ulur në stolin e “Los Blancos”, por në mënyrë të papritur në fund Florentino Perez vendosi të rikthejë në Madrid një tjetër trajner italian, Carlo Ancelottin.

Sipas të përditshmes angleze, negociatat mes ish trajnerit të Interit dhe Perez kishin avancuar ndjeshëm, por në fund bosi madrilen vendosi të braktisë këtë opsion, pasi plot 10 futbollistë të skuadrës e kërcënuan me largim nga Reali, nëse në pankinë ulet Conte.

“Times” nuk bën të ditur emrat e futbollistëve që vunë me shpatulla pas murit Florentino Perez dhe e detyruan të heqë dorë nga Antonio Conte, por shpjegon se pikërisht ky kërcënim bëri që ngjarjet të ndryshojnë rrjedhë menjëherë.

Në kushte të tilla, Perez zgjodhi të mos “shkojë në luftë” kundër disa prej senatorëve të skuadrës, duke parë edhe momentin e vështirë ekonomik që po kalon Reali dhe afroi në Madrid një emër si Ancelotti, i cili mori aprovimin e të gjithë grupit të futbollistëve.

Kjo është hera e dytë që Conte shkon shumë pranë pankinës së Realit, por gjithçka dështon në momentet e fundit, pasi tekniku italian ka pranuar se edhe disa vite më parë kishte qenë vetëm një hap larg firmës me madrilenët.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME