fbpx
Sport

Tirana lë dy pikë në Durrës, Laçi mund me “poker” Skënderbeun (VIDEO)

Tirana nuk ka mundur që të marrë më shumë se një pikë në transfertën ndaj Teutës. Bardheblutë barazuan 1-1, në një ndeshje që e dominuan për thuajse 90 minuta, por në fund portieri Ilion Lika gaboi duke i dhënë 1 pikë vendasve.Bardheblutë kaluan në avantazh që në minutën e 19-të. Ngoo shfrytëzoi një aksion të mirë dhe me topin e mbetur në zonë e dërgoi në rrjetë për 0-1. 45-minutat e para u mbyllën me këtë rezultat. Teuta reagoi në pjesën e dytë, por sërish nuk arriti të rrezikonte seriozisht portën e Likës. Bardheblutë menaxhuan më së miri ndeshjen në minutat në vazhdim, duke patur raste të tjera shënimi, deri në momentin kur Hoxhallari u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë në minutën e 76-të.Edhe në inferioritet numerik Tirana rezistoi me autoritet, por Ilion Lika, nuk vlerësoi si duhet një parabël, duke i dhënë një asist Rustem Hoxhës në minutën e dytë shtesë në tentativën për të larguar topit mbi tra. Kartoni i dytë i verdhë për Torasën bëri që Tirana të luante edhe disa minuta me 2 lojtarë më pak, por Teuta nuk pati qetësinë e duhur për të shënuar golin e dytë.

Skënderbeu duket se ka nisur të dorëzohet me fillimin e fazës së dytë. Skuadra korçare u mposht 1-4 nga Laçi në Korçë, ku dy nga katër golat e kurbinasve i shënoi Nëabueze. Vendësit kaluan ne epërsi që në minutën e 5-të me një supergol nga distanca të Nazmi Gripshit nga distanca, por 20 minuta më vonë u kundërpërgjigj me të njëjtën cilësi Regi Lushkja, që ktheu baraspeshën në rezultat.

Me fillimin e pjesës së dytë kurbinasit përmbysën rezultatin me Nwabeeze, i cili pasi fitoi duelin me Pollozhanin, gjuajti lehtë brenda zonës për ta kaluar topin në rrjetë pas shpinës së Koliçit. Redon Xhixha mori një asist nga Nwabeeze në minutën e 63-të, shënoi të tretin për Laçin, ndërsa sulmuesi më i mirë i Superiores (Nwabueze) mbylli llogaritë në minutën e 83-të me golin e 1-4, pasi një topi të gjatë të portierit Stazhilla.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button