Tirana është matematikisht kampione e Superiores për sezonin 2021-2022. Bardheblutë e drejtuar nga trajneri Orges Shehi, kanë fituar titullin e 26-të në histori.
Pas triumfit në derbi ndaj Partizanit, skuadra më e titulluar në vend, hipotekoi edhe matematikisht këtë sukses të jashtëzakonshëm, teksa kanë mbetur edhe 3 javë nga fundi i kampionatit. Diferenca e konsiderueshme me rivalët, bëri që Tirana mos e diskutonte titullin këtë sezon, duke treguar një marsh më shumë se të gjithë të tjerët.