Sport

Tjetër magji e Filit në Rumani, skuadra e tij nuk i ndal surprizat në mbyllje të kampionatit

Katër gola në katër ndeshjet e fundit me fanellën e Botoshanit. Ky është bilanci i Realdo Filit, i cili po e mbyll këtë sezon në mënyrën më të mirë të mundshme. Sulmuesi shqiptar po ndihmon këtë ekip që të mbyllë edicionin në ndjekje të një vendi në Europë, që do të ishte mrekulli për skuadrën në fjalë.

Fili kishte qenë titullar në ndeshjet e kaluara falë formës së mirë që kishte kaluar para portës, por trajneri në ndeshjen e sotme ndaj Sepsi vendosi ta ulte në bankinë. Megjithatë, ai ndryshoi mendje në pushimin e ndeshjes duke aktivizuar sulmuesin dhe ky i fundit nuk zhgënjeu. Vetëm 4 minuta pasi hyri në fushë Fili shënoi një gol spektakolar me një depërtim në krahun e djathtë duke dërguar topin në rrjetë nga një kënd në dukje i pamundur.

Botoshani fitoi ndeshjen me shifrat 2-1 ndaj Sepsi dhe vazhdon të ndjekë këtë skuadër për vendin e katërt në renditjen e kampionatit rumun. Ndërkohë, për Filin ky ishte goli i 6 në këtë edicion, ku ka luajtur 19 ndeshje me Botoshanin dhe ka treguar se meriton më shumë besim dhe të jetë titullar i padiskutueshëm.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: