Categories Sport

Tjetër rekord absurd i Mbappe, i pandalshëm dhe jashtë “shtëpie”

Ylli i PSG-së, Kylian Mbappe, vazhdon dita-ditës të vendosë rekorde të pabesueshme në Francë. Talenti i parisienëve është që tani një ndër lojtarët më të mirë në botë dhe shumë e shohin si futbollistin që do të dominojë botën e futbollit vitet e ardhshme, pasi Messi dhe Ronaldo të dalin në pension.

Por kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak Mbappen, i cili duket se nuk ka ndërmend të presë dhe ka filluar që tani të bëjë paraqitje të shkëlqyera dhe të ndërtojë një rekord statistikash të shkëlqyera. Që një lojtar të jetë shumë i rëndësishëm për një klub, atëherë duhet të luajë mirë në transfertë, aty ku ndeshjet janë më të vështira.

Pikërisht në transfertë, Mbappe është një lojtar kyç për PSG-në dhe këtë gjë, e tregojnë dhe statistikat e tij. Në 100 ndeshje në transfertë për PSG-në dhe Francë, Mbappe ka shënuar 55 gola dhe ka asistuar 29 herë. Fenomenal!/abcnews.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME