Sport

Tomislav Busic, besim te Idrizi apo padi në FIFA?

Situatë e çuditshme te Flamurtari, ku trajneri Ilir Daja dhe skuadra kanë nisur përgatitjet për pjesën e dytë të sezonit, por ndërkohë problemet financiare qëndrojnë si re të zeza mbi kuqezinjtë. Sot është raportuar se kapiteni Tomislav Busic e ka paditur klubin në FIFA, duke kërkuar pagat e vonuara prej muajsh, çka do të ishte një goditje shumë e rëndë për Flamurtarin, prej vitesh me probleme të ngjashme, aq sa herët a vonë do t’i vijë ndonjë goditje e rëndë nga qeveria europiane e futbollit. Në fakt, kroati ka gjithë të drejtën të kërkojë paratë që i takojnë, por te Flamurtari janë të çuditur, sepse nuk dinë asgjë në lidhje me këtë histori. Edhe vetë sulmuesi kroat mohon që të jetë ankuar në FIFA dhe pret zgjidhjen e problemeve, duke pasur besim te fjala e administratorit Sinan Idrizi, që edhe sezonin e shkuar ishte në të njëjtën situatë, por më pas i shleu gjithë lojtarët. Komunikim zyrtar nga klubi nuk ka, edhe vetë Busic nuk flet për mediat, por fakti që kroati është në stërvitje normalisht tregon që situata është ende e qetë.

SIRGHI – Mbrojtësi rumun Christian Sirghi është larguar nga Flamurtari dhe ka gjetur marrëveshjen me Dunarea Calarasi në Rumani, por në të vërtetë edhe situata e tij mbetet e paqartë. Mbrojtësi nuk është likuiduar ende plotësisht nga Flamurtari dhe dokumentet e tij janë në Vlorë, ndaj nuk mund të firmosë në Rumani. Për të prishur kontratën nevojitet shlyerje totale deri në fund të 2018, përndryshe Flamurtarin e pret një tjetër gjyq.

SALI – Portieri i ri i Flamurtarit, Edmir Sali, ka vendosur të ndryshojë klub, i lodhur nga pritja e gjatë për të gjetur hapësirë te kuqezinjtë. 21-vjeçari ka luuajtur vetëm 9 ndeshje në total që prej vitit 2015, kur është bërë pjesë e ekipit të parë, ndërsa sezonin e shkuar luajti 4 ndeshje në Superiore. Megjithatë, tani është Pano Qirko portier i dytë dhe Sali ka vendosur të shkojë te Laçi, ku do të jetë rezervë e Gentian Selmanit. Nëse ky i fundit largohet në verë, me shumë gjasa Sali do të kishte shansin e artë të karrierës, ndaj ka vendosur të provojë aventurën e parë larg Vlorës.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close