Categories Sport

Tottenham turpërohet keq edhe në kampionat nga Brighton (VIDEO)

Pas turpërimit në Champions League nga Bayerni, Tottenham ka vijuar momentin shumë negativ edhe në Premier League. Skuadra e Pochettinos është shkatërruar 3-0 nga Brighton në transfertë. Ndeshja nisi në “malore” për skuadrën londineze që u gjend në disavantazh pas 3 minutash lojë pas një gabimi të Lloris. Portieri francez nuk ndali dot një krosim të Neal Maupay duke u dëmtuar rëndë dhe më pas la fushën me barrelë.

Tottenham jo vetëm që nuk arriti që të reagonte, por pësoi edhe dy gola të tjerë. Aaron Connolly shënoi dy gola shumë të bukur në minutën e 32-të dhe 65-ën, duke i dhënë një goditje të rëndë Tottenhamit.

Tashmë pozicioni i argjentinasit Pochettino është më i rrezikuar se kurrë, teksa mund të mendohet për emërimin e Allegrit në krye të ekipit në këtë moment shumë delikat.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME