
Vleresim i njejte si cdo kundershtar. Traineri i Flamurtarit, Ilir Daja ne konferencen per shtyp para takimit me Kastriotin,e ka cilesuar kundershtarin si nje skuader simpatike,aspak per pozicionin qe mban ne renditje. Flamurtari vjen nga fitorja me Partizanin,por tre piket vlejne njesoj, me cdo skuader. Kastrioti ka nje skuader te mire dhe gabimi me i madh eshte nenvleresimi,ndaje dhe ne duhet te japim maksimumin -ka theksuar Daja.
Traineri i Flamurtarit nuk ka dashur ta cilesoje fushen dhe gjendjen saj si nje justifikim,pasi terreni do te jete i njejte per te dyja skuadrat dhe fitorja i takon skuadres qe tregon me shume maturi gjate gjithe 90 minutave. Daja ka theksuar se ka ende dyshime per formacionin titullar,pasi ka ende dilema tek lojtaret qe kane shfaqur probleme gjate javes.
Ne konference per shtyp edhe mesfushoret Argjend Mustafa dhe Muhamed Useini,per te cilet ndeshja me Kastriotin ka marre vleresim maksimal nga te gjithe lojtaret,ndaj eshte kerkuar maksimumi ne stervitje. Tre piket dhe fitorja vlen njesoj ne te gjitha takimet.
Takimi Kastrioti-Flamurtrai luhet diten e diel ne oren 14,ndera takimi i fazes se pare ka perfunduar me fitoren e thelle te Flamurtarit 4-0.