Sport

Trajneri i PSG zëvëndëson sërish Messin, ja si reagoi “pleshti” nga ky vendim

Në ndeshjen PSG- Lyon, Lionel Messi u duk se zhgënjeu sërish tifozët e tij. Ai nuk arriti të shënojë një gol dhe u zëvëndësua sërish nga trajneri Pochettino.

Kur pa njoftimin, argjentinasi u surprizua, ndërsa u duk se “përballja” me trajnerin ishte e kontrolluar por aspak e këndshme.

Pamjet kanë kapur nga afër reagimin e tij, që nuk i pëlqeu aspak. Nuk u kuptua kjo ndërhyrje e trajnerit, pasi përformanca e 34-vjeçarit ishte shumë e mirë. Ai shkoi drejt portës së kundërshtarit, por nuk arriti të shënojë pasi topi u përplas me shtyllën. Loja nisi dje në favor të Lyon.

Ata arritën të gjëjnë portën e PSG në fillim të pjesës së parë dhe vetëm 10 minuta më pas, Neymar barazoi. Ndeshja përfundoi me fitoren e PSG, pasi Icardi, me pasimin e mrekullueshëm të Kylian Mbappe, arriti të shënojë gol. Fitorja u shënua në minutat shtesë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: