Categories Sport

Tre vjet pa legjendën e basketbollit Kobe Bryant

Kanë kaluar tri vjet nga vdekja tragjike e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant. Ish-lojtari i Los Angeles Lakers ndërroi jetë së bashku me të bijën e tij, Gianna Maria dhe shtatë pasagjerë të tjerë pas rrëzimit të helikopterit

Rrëzim i helikopterit, më pas një gjëmim dhe në fund zjarr. Tri vjet më parë, më 26 janar 2020 e kishte humbur jetën tragjikisht me vetëm 41 vjet, Kobe Bryant.Viktimë e një aksidenti ajror në Calabasas në California, legjenda e basketbollit kishte vdekur së bashku me 8 pasagjerë të tjerë në bordin e helikopterit të rrëzuar.

Mes tyre, edhe njëra prej katër vajzave të sportistit, 13 vjeçarja Gianna Maria. Incidenti kishte ndodhur në zonën mes Las Virgenes Road dhe Willow Glen Street, pak më herët se ora 10:00 e mëngjesit me kohën lokale. Në orën 09:47 arriti një thirrje në 911 ku ishte sinjalizuar një fatkeqësi e mundshme me pasojë zjarrin.

Helikopteri, i tipit Sikorsky S-76B, i ndërtuar në vitin 1991 ishte ngritur në orën 09:06 nga John Wayne Airport, siç rezulton nga regjistrat e fluturimit. Në rrugë e sipër, pamjet nuk ishin optimale shkaku i mjegullës, e cila e tradhtoi pilotin. “Jemi të shkatërruar totalisht”, ishte komunikata e familjes pas katër ditësh.

Bashkëshortja e të ndjerit, Vanessa Laine Bryant i falënderuan të gjithë për përkrahjen në momentet më të vështira të jetës. Ajo e përshkroi Koben si një baba dhe një bashkëshort i mrekullueshëm, i cili do t’i linte përgjithmonë zemërthyer.Kobe dhe Vanesa e kishin bërë një marrëveshje të prerë, që të mos udhëtonin kurrë së bashku me të njëjtin helikopter.

Një muaj pas tragjedisë dhe pas funeralit në formë private, më 24 shkurt 2020, Kobe dhe vajza e tij Gianna u kujtuan përmes një ceremonie në Staples Center në Los Angeles. Kobe Bryant konsiderohet si njëri prej basketbollistëve më të mirë në histori të NBA-së ndërsa luajti gjithmonë për LA Lakers, shkruan “Gazeta Express”.

Në 20 vjet karrierë, ai i kishte sjell magji sportit të luajtur me duar duke fituar gjithçka që është e mundshme dhe duke thyer rekorde të njëpasnjëshme. Gjeniu i basketbollit i kishte zhvilluar mbi 1400 ndeshje në karrierë, me një mesatare prej 36 minutash dhe 25 pikësh për lojë.“Black Mamba” nuk do të harrohet kurrë për atë që i dha sportit dhe për personin model që ishte.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME