Sport

Tronditet Juve, Sassulo e thyen në Torino, tani kreu 13 pikë larg

Juventis bie pikërisht atëherë kur më pak pritej, pas 6 rezultateve pozitive radhazi, “Zonja e Vjetër” thyhet në shtëpi nga Sassuolo, një humbje e rëndë që rikthehen edhe një herë makthet e fillim sezonit. Ekipi i Allegrit nuk njihej në fushë, një skuadër pa fantazi, me një mesfushë shumë të limituar dhe me një fazë ofesnive pa forcë goditëse, Morata ishte thjeshtë një fantazmë në fushë. Të mos flasim pas për mbrojtjen e cila rikthehet të fus ujë. Kjo humbje djeg edhe më shumë për mënyrën se si erdhi, nuk jemi mësuar të shohim bardhezinjtë të pësojnë gol në minutën e 95-të.

Sassulo i shënoi dy gola në limitet e çdo pjesë, Frattesi në të 44-tën ndërsa Lopez në shtesën e ndeshjes. Goli i McKennie vetëm sa i rikthehu provizorisht në lojë duke barazuar rezultatin në minutën e 76-të. Pas humbjes 2-1 kundër Sassuolo, Juve renditet në vendin e 7-të në kuotën e 15 pikë, 13 më pak se Milan. Në të njëjtën pikë të sezonin, në raport me një vit më parë, Juve ka pesë pikë më pak në renditje, ndërsa në raport me Juven e Sarrit, dy vite më parë, plot 11 pikë më pak, shifra që flasin qartë për këtë sezon të vështirë që po kalojnë.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: