fbpx
Sport

U ble me buj 3 vite më parë, mesfushori pranë largimit nga Milani

Milani është kthyer në një kantier ndërtimi në këtë merkato janari. Drejtuesit e klubit kuqezi po punojnë intensivisht për të përforcuar skuadrën dhe nga ana tjetër po monitorojnë me kujdes situatën për të përfituar sadopak nga shitjet e mundshme. Në listën e futbollistëve që mund të lënë “San Siron” është edhe Lucas Biglia.

Argjentinasi është në muajt e fundit të kontratës dhe nga klubi nuk ka asnjë sinjal për t’ia rinovuar ndërsa drejt tij kanë shfaqur interes tre klube, Norwich, Newcastle dhe Celta Vigo. Largimi i 33-vjeçarit nuk do të sillte përfitim të madh për Milanin por vetëm do të lehtësonte bilancin me 1.7 milionë euro neto që do të merrte Biglia deri në fund të sezonit.

Kujtojmë që Biglia u ble nga Lazio për 20 milionë euro në verën e 2017-tës dhe Milani shikonte tek mesfushori pasuesin e Andrea Pirlos, por paraqitjet e tij lanë shumë për të dëshiruar.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button