Sport

U vendos, Donnarumma firmos me PSG-në, ja paga marramendëse që ka

Gianluigi Donnarumma para disa javësh u largua nga Milani, por ende nuk dihej fati i tij. Së fundmi mësohet se ylli italian, të hënën do të jetë zyrtarisht një lojtar i Paris Saint Germain. Mësohetse portiere mbylli marrëveshjen me PSG, lidhur me pagën, kohëzgjatjen, bonuset e deri tek bonuset për agjentin e famshëm Mino Raiola i cili konsiderohet si një nga shtytësit e largimit të lojtarit nga Milani.

Portieri Italian u largua me parameter zero duke mos i dhënë asnjë përfitim financiar Milanit që e bëri të famshëm madje i dha edhe shiritin e kapitenit. 10 mln euro që me bonuse mund të arrijnë deri në 12 mln euro në vit do të jetë paga e 22-vjeçarit, një ofertë që akush në kushte të vështira financiare nuk mund t’ia garantonte përveçse parizienëve.

Donnarumma do të jetë goditja e dytë e madhe me parameter zero për nënkampionët e Francës pasi përpara startit të Europianit ata nënshkruan edhe me Ëijnaaldum i cili edhe ky iku falas nga Liverpool.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: