Categories Sport

UEFA gati t’i heqë Tiranës finalen e Conference League: gati edhe dënimi 10-vjeçar i Shqipërisë

Kur politika ndërhyn në punët e futbollit, pasojat janë të qarta: përjashtim nga kompeticionet ndërkombëtare. E UEFA e ka treguar edhe më parë se nuk negocion mbi këtë kusht. Kështu, vendimi i një ditë me parë nga Gjykata e Apelit, që konfirmoi pezullimin e Armand Dukës, presidentit të Zgjedhur e Sekretarit të Përgjithshëm të FSHF-së, Ilir Shulku dhe duke mos regjistruar Asamblenë Zgjedhore të 2 dhe 15 marsit, ka aktivizuar mekanizmat e institucionit që drejton futbollin kontinental drejt protokollit që Shqipëria duhej ti trembej.

Sipas asaj që filtron nga burime brenda FSHF-së, e të konfirmuara nga RTSH Sport, nga UEFA po përgatitet përjashtimi i kombëtareve kuqezi nga të gjitha kompeticioneve ndërkombëtare të futbollit, në të gjitha nivelet. E bashkë me to do të penalizohen edhe klubet shqiptare nga përfaqësimi në Kupat europiane.

E nuk është dicka e thjeshtë e kalimtare, por një sanksion 10 vjecar që do të trondisë futbollin nga themelet, duke rrezikuar deri edhe ekzistencën e tij. E trishtë të mendosh që nga një kombëtare që tenton prezantimet në Euro apo Botëror apo nga klube që kalojnë të paktën një apo dy raunde në turnetë UEFA, futbolli të gremiset në humnera nga ku nuk dihet kur dhe si mund të rikthehet.

E megjithatë, goditja e parë është heqja e të drejtës së mirëpritjes së finales së parë të Conference League. Rruga drejt Tiranës, është duke u hipotezuar të bëhet Rruga drejt Athinës, me grekët të gatshëm të mirëpresin organizimin e finales për të cilën shorti u hodh një ditë më parë në Nyon të Zvicrës. Lorik Cana, mund të ketë pasur krenarinë e tërheqjes së shortit të skuadrave që kërkojnë të jenë në 25 maj, Arena Kombëtare u inspektua e policia u trajnua për sigurinë, por finalja duket se do të jetë një mirazh. Ashtu si Shqipëria po përgatit miqësoret me Rejën që publikoi zgjedhjet, por pikërisht ato, Spanja e Gjeorgjia, mund të jenë të fundit ndërkombëtare që kuqezinjtë do të luajnë. Vendimi i djeshëm ka bllokuar praktikisht lojën, duke mos njohur qëllimisht zgjedhjet që bëri futbolli. Apeli foli, me gojën e shtetit, tani radhën e ka UEFA…

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME