Anëtari i Komitetit Ekzekutiv në UEFA, Jasper Moller në një intervistë të dhënë për “Reuters” ka thënë se deri të premten pritet largimi i gjysmëfinalistëve të Ligës së Kampionëve që do t’i bashkëngjiten Superligës Evropiane.
“Klubet duhet të largohen dhe unë pres që kjo të ndodh të premten” – tha Moller. Kjo i bie që Real Madridi, Chelsea dhe Manchester City të eliminohen, dhe sipas gjasave PSG të shpallet kampion automatikisht. Kujtojmë se PSG nuk është e përfshirë në Superligën Evropiane. Përveç PSG, ekipet tjera që s’po e përkrahin këtë ligë janë Bayern Munich dhe Borussia Dortmund.