Categories Sport

Vasili që i shënoi 2 gola Barcelonës/ Ruci: I thashë gazetarit spanjoll se fatin do ta kem unë, ashtu ndodhi

Vasil Ruci është një prej legjendave të Flamurtarit të Vlorës, që ka arritur ndër majat e futbollit shqiptar në Europë në vitet ’80. Ai u bë shqiptari i parë që i shënoi 2 gola skuadrës së Barcelonës. I ftuar në emsionin “Opinion” në Tv Klan, Ruci tregon për emicionet që ka përjetuar ekipi kur mësoi se do të përballej me Barcelonën teksa tregoi një fragment bisede me një gazetar spanjoll. Blendi Fevziu: Shumë njerëz nuk dinë që Flamurtari ka zhvilluar 2 ndeshje rresht ndaj Barcelonës, ndeshja e parë në 1986 dhe e dyta në vitin 1987. Vasil Ruci: Vetëm në vitin 1987 nuk donim që të na binte për arsye se ishim të bindur se do të kualifikoheshim, do të shkonim në 8-she. Barcelona na prishi punë.

Blendi Fevziu: Ju keni shënuar 2 gola ndaj Barcelonës.

Vasil Ruci: 3 muaj përpara, Barcelona humbi finalen e Champions dhe më pas erdhi dhe luajti me ne.

Blendi Fevziu: Si ishte momenti kur ju ra shorti dhe ju duhej të përballeshit me Barcelonën?

Vasil Ruci: Të gjithë ishim të grumbulluar në Llogara dhe kur na ra shorti, askujt nuk iu besohej që do të luanim me Barcelonën. 3 muaj më para kishte humbur me Champions League. Erdhën goxha gazetarë në atë kohë në Vlorë ku luhej ndeshje.

Blendi Fevziu: A patët emocione në ndeshjen e parë?

Vasil Ruci: Erdhën një javë para dhe na panë në një ndeshje gazetarët e Barcelonës. Dhe më pyet gazetari se “a do të bësh gol me Barcelonën”? “Shumë e vështirë që t’i bësh Barcelonës gol”, i thashë, “por fatin do ta kem unë atë ditë” dhe kështu ndodhi.

Blendi Fevziu: Kur Barcelona mbërriti në Vlorë?

Vasil Ruci: Publiku vlonjat e kishte ëndërr të shikonte një Barcelonë në stadiumin e saj, stadium që merret 8 mijë vende dhe unë besoj se atë ditë kanë qenë 15 mijë vetë të futur në stadium. Njerëzit kishin ardhur që në orës 11:00, ndeshja ishte në 16:00 dhe me qeska me vete me ujë ishin futur në stadium që në 11:00 dhe na pyesin “sa do të hani”. Ne e kishim frikën, por që ekipi jonë ishte një ekip me element shumë të mirë.

Blendi Fevziu: Barazuar 1 me 1, çfarë ndodhi pas barazimit?

Vasil Ruci: Minutin e fundit barazoi. Futbollisti që shënoi golin ndaj nesh, erdhi disa ditë më parë në Vlorë dhe nuk e njihte sepse ishte ndryshuar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME