fbpx
Sport

Vazhdon bojkoti i kampionatit, Liga Profesioniste bën njoftimin e radhës

Prej pak ditësh Liga Profesioniste i ka dorëzuar qeverisë relacionin me katër kërkesat financiare për të ndalur bojkotin, por pavarësisht kësaj kampionati nuk ka ende gjasë për të nisur. Kjo pasi së fundmi Liga Profesioniste ka bërë me dije se bojkoti do të jetë në fuqi deri në plotësimin e katër kërkesave, ndërsa ka informuar se edhe këtë javë, ashtu si ajo e kaluara, skuadrat do të zbresin në fushë, por thjeshtë që kapitenët të lexojnë deklaratat e tyre.

Njoftimi: Liga Profesioniste e Futbollit bën me dije se në vijim të vendimit të marrë në mënyrë unanime nga klubet e Kategorisë Superiore bojkoti qëndron në fuqi dhe skuadrat do të vazhdojnë të protestojnë deri në përmbushjen e kërkesave drejtuar qeverisë. Sipas vendimit të marrë edhe në mbledhjen e fundit të Ligës, ditën e shtunë skuadrat e Apolonisë dhe Kastriotit kanë dalë në fushën e stadiumit Loni Papuçiu të Fierit dhe i janë drejtuar qeverisë me një mesazh të lexuar nga kapitenët e të dy skuadrave. Më pas skuadrat janë kthyer në dhomat e zhveshjeve. Protesta do të vijojë në të njëjtën formë edhe të dielën me katër çiftet e tjera të javës së tretë të Kategorisë Superiore sipas kalendarit, më konkretisht Teuta – Kukësi, Vllaznia – Tirana, Bylis – Skënderbeu dhe Partizani – Laçi.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button