Sport

Veprimet raciste në ndeshjen kundër Zvicrës, FIFA nis hetimin për Serbinë

FIFA nis hetim për Serbinë në lidhje me ngjarjet që ndodhën në ndeshjen Zvicrës.

Federata e Futbollit të Kosovës kishte dërguar ankesë zyrtare në FIFA për shkak të “fyerjeve nga trajneri i përfaqësueses së Serbisë” si dhe “veprimeve raciste të tifozëve serbë”.

Ja çfarë shkruhet në komuniktan zyrtare të FIFA-s: “Komiteti disiplinor i FIFA-s ka nisur procedurë kundër Federatës së Futbollit të Serbisë, për shkak të shkeljes së mundshme të nenit 12 [sjelljes së pahijshme të lojtarëve dhe zyrtarëve], nenit 13 [diskriminim] dhe nenit 16 [rendi dhe siguria e ndeshjes] të Kodit Disiplinor të FIFA-s, në lidhje me incidentet gjatë ndeshjes midis Serbisë dhe Zvicrës, që u mbajt më 2 dhjetor në kuadër të Kupës së Botës”.

Sipas informacioneve të gazetës zvicerane “Blick”, nuk do të ketë asnjë procedim ndaj Zvicrës apo kapitenit Granit Xhaka.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close