Sport

Verstappen, kampion bote në Formula 1

Holandezi e siguroi titullin e kampionit të botës në fundin e një sezoni të çmendur dhe kontrovers. Max Verstappen është kampion i ri i botës në Formula 1. Ngasësi holandez i ka dhënë fund dominimit të LewisHamilton.

Piloti i Red Bullit triumfoi në njërin prej sezoneve më dramatikë dhe kontrovers në histori të këtij sporti. 24 vjeçari madje e siguroi titullin vetëm në garën e fundit, e cila u mbajt në Abu Dhabi. Ai e tejkaloi liderin Hamilton në xhiron e fundit për ta fituar garën dhe njëkohësisht edhe titullin. Kjo pasi në garën e parafundit të dy pilotët i kishin pikë të njëjta.

“Është një çmenduri. Nuk di çfarë të them. Jam krenar me ekipin dhe me të gjithë këta djelmosha. Më pëlqen shumë të punoj me ta. Unë i dua ata dhe dua të punoj me ta edhe 10 apo 15 vjet”, ka thënë Verstappen. Për të, ky ishte titulli i parë i kampionit në karrierë. Njëherësh, Verstappen u bë holandezi i parë që e fiton titullin dhe i dyti kampion i Red Bullit, pas Sebastian Vettel. Ndërsa, Hamiltonin e ndanë vetëm pak sekonda nga titulli i tetë në karrierë.Por, britaniku nuk arriti ta kalonte me tituj legjendarin Michael Schumacher, i cili i ka po ashtu shtatë tituj.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close