Sport

VIDEO/ Çmenden grekët, ky është goli më i bukur i shënuar nga një shqiptar

Kristian Kushta do ta mbajë mend gjatë këtë gol. Nipi i legjendës vlonjate, Sokol Kushta, shënoi dy gola në triumfin që OF Ierapetra mori në transfertë kundër Karaikakis.

Këto ishin dt golat e parë të sulmuesit, i cili vijon të jetë nën kontratë me klubin e PAOK dhe në të shkuarën është huazuar edhe në Sllovaki.

Kushta i ka çmendur grekët me golin e shënuar me një lëvizje spektakolare akrobatike, pasi e kishte ndalur më parë topin me kraharor. Goditje ishte perfekte dhe portieri kundërshtar nuk e ndali dot. /abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: