Sport

VIDEO/ Dalin pamjet nga tuneli, ja çfarë ndodhi mes lojtarëve të Kosovës dhe atyre të Anglisë

Sfida përfundoi me rezultatin 5-3, në favor të “Tre Luanëve”, në një ndeshje ku Kosova tregoi një paraqitje shumë të mirë përballë një kundërshtari shumë të fortë. Në përfundim të ndeshjes futbollistët e Kosovës kanë shkëmbyer fanellat e tyre, me lojtarët e Anglisë. Federata Angleze e Futbollit, ka publikuar pamjet nga tuneli, para fillimit të ndeshjes dhe pas përfundimit të saj. Në videon e publikuar, shihen disa nga futbollistët e Kosvës teksa shkëmbejnë fanellat me ata të kombëtares angleze.

kosova

Atdhe Nuhiu i cili aktivizohet me Shefild Uednesdei në Angli, ka shkëmbyer fanellën me mesfushorin e Çelsit, Ros Barklei. Ndërsa portieri Aron Muriç, e ka shkëmbyer fanellën e tij me lojtarin e Sitit, Rahim Stërling. Për më shumë shikoni videon.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button