Sport

Video/ Holanda “poker” ndaj Estonisë, fiton Gjermania e Belgjika

Holanda ka treguar edhe njëherë se fitorja 4-2 ndaj Gjermanisë nuk ishte një rastësi. Tulipanët mposhtën me shifrat e thella 4-0 Estoninë, duke bërë akoma dhe më interesante çështjen e kualifikimit në Euro 2020 në grupin C.

Dopieta e Babel dhe goli i Depay e Wijnaldum i ngjit portokallinjtë në kuotën e 9 pikëve pas 4 takimesh, 3 pikë më pak se Irlanda e Veriut, rivali i saj i radhës që ka një takim më shumë të zhvilluar. Te fitorja u rikthye edhe Gjermania.

“Pancerat” mposhtën 2-0 Irlandën e Veriut. Golat me vlerën e 3 pikëve, që i mban në krye të grupit me 12 pikë mbajnë firmën e Halstenberg dhe Gnabry. Fitore të thellë arriti dhe Belgjika e Qipro në grupin I, që mposhtën me shifrat 4-0 përkatësisht Skocinë dhe San Marinon.

Pas kësaj fitoreje, Belgjika bëhet praktikisht skuadra e parë e kualifikuar në Europian, pasi numëron 11 pikë më shumë se vendi i tretë kur kanë mbetur në lojë 12 pikë. Në këtë grup, Rusia fitoi minimalisht 1-0 ndaj Kazakistanit, duke “blinduar” vendin e dytë në kuotën e 15 pikëve.

Me 3 pikë u largua edhe Sllovakia nga Hungaria, e cila fitoi me shifrat 2-1. Barazim 0-0 mes Polonisë dhe Austrisë, teksa Maqedonia e Veriut kaloi pastër 2-0 Letoninë. Sllovenia fitoi në limitet e kohës së rregullt, 3-2 ndaj Israelit.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close