E transportuar me urgjencë në spital me helikopter, pa ndjenja, vogëlushja angleze ka pësuar fraktura në kafkë
ANGLI-Kampionia e skateboard, Sky Brown mund të konsiderohe me fat. 11 vjeçarja gjatë stërvitjes pësoi një rënië të tmerrshme. E transportuar me urgjencë në spital me helikopter, pa ndjenja, vogëlushja angleze ka pësuar fraktura në kafkë e ka thyer kycin e dorës së majtë.
I ati Stewart e komenton kështu ngjarjen: “U frikësuam për jetën e saj, është me fat që është gjallë”. Nga shtrati i spitalit, vajza siguroi fansat dhe postoi videon e rënies së tmerrshme. “Unë e di se shumë njerëz janë të shqetësuar për mua, por mos u shqetësoni. Unë jam mirë – shkroi ajo në Instagram – mezi pres të kthehem akoma më e fortë se më parë.
Faleminderit të gjithëve që më treguar dashuri me mesazhet mbështetëse. Më vjen keq që iu shqetësova. Do jem mirë”. Përfundon Sky Brown.