Categories Sport

VIDEO\ Kampionia vlonjate Ilda Lelo e Kickbox, pa asnjë mbështetje nga qeveria

Ilda Lelo është kampione e Shqipërisë në sportin e kick boksit. Edhe pse i ka sjellë vendit shumë trofe, ajo tregon se i mungon mbështetja nga shteti.

E nisi si një formë argëtimi, për ta kthyer më vonë në një profesion, falë talentit dhe punës. Kjo është kampionia e kick boksit, Ilda Lelo, e cila stërvitet për tre orë çdo ditë.

“E kam nisur kick boks 7 vite më parë si një argëtim dhe më pas rastësisht mora pjesë në një kampionat kombëtar dhe emocionet e ndeshjes së parë më shtynë të vazhdoja. Duke fituar trofe e medalje vijova të kërkoj më shumë nga vetja. Tashmë jam mbajtëse e disa titujve si: Kampion Shqipërie 2014-2015-2016-2017; Kampion Bote Amator 2015-2016; Kampion Europe 2019 më pas kam vijuar me kick boksin profesionist ku kam fituar kupa e medalje të shumta”, tregon ajo.

Në korrik të këtij viti, Ilda garoi zyrtarisht në boksin profesionist dhe në tetor garoi për titullin Kampion Bote ku u shpall nënkampione.

“Ishte një aktivitet shumë i rëndësishëm për karrierën time në fakt më i rëndësishmi. Pas fitores së titullit kampione Europe kishte ardhur koha të garoja. Pavarësisht se nuk e solla dot këtë herë titullin në Shqipëri, mendoj se në sfidën e radhës do t’ia dal me sukses dhe padyshim do ta sjell titullin kampione bote në Shqipëri”, shprehet kampionia.

Ilda tregon se edhe pse jo të pasionuar pas këtij sporti, familja mbetet mbështetësja kryesore e saj.

“Familja ka qenë gjithmonë aty për të më mbështetur, pavarësisht se nuk janë fansa të këtij lloj sporti, ata janë forca kryesore. Një shtysë e madhe ka qenë trajneri im, i cili që në fillimet e mia ka pasur besim te unë dhe më ka shtyrë të sfidoj veten përtej limiteve të mia”, deklaron Ilva Lelo.

Edhe pse fituese e shumë medaljeve dhe trofeve, ndihma nga shteti mungon.

“Sipas ligjeve në Shqipëri, Ministria e Arsimit dhe Sporteve duhet të ofrojë mbështetje për sportistët elitarë, por kjo nuk ka ndodhur. Nuk di të them pse por nuk kemi mbështetje për fat të keq. Për fat të mirë ka dashamirës, mbështetës të sportit që me ndihmën e tyre kemi ecur përpara. Problemi kryesor në Shqipëri mbetet mbështetja ekonomike”, thotë sportistja.

Trajneri Alban Likaj tregon vështirësitë por edhe punën e bërë për të arritur rezultate.

Ilda Lelo është vajza e parë në Shqipëri që garon në kick boksin profesionist. Sot, përveç ëndrrave për gara të rëndësishme, një pjesë të kohës ajo ja dedikon vajzave të reja që duan të praktikojnë këtë sport.EURONEWS

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME