fbpx
Sport

VIDEO/ Koha për të thënë “stop” Mërgim Mavraj e mbyll me Shqipërinë

Mërgim Mavraj e mbyll me kombëtaren. Mbrojtësi, tashmë 34 vjeç, nuk ka qenë pjesë e Shqipërisë në ndeshjet e fundit, edhe për arsye dëmtimesh. Në fakt trajneri italian e kishte shprehur edhe se po mendonte për pasuesin e Mavrajt në kombëtare.

Sot vetë mbrojtësi ka bërë një postim në “Instagram”, ndërkohë që shkruan “Mirupafshim”. Mesazh i qartë, që flet vetë dhe që i hap rrugën të rinjve për të pasur më shumë mundësi në kombëtare.

Mavraj, për disa ndeshje mbajti edhe shiritin e kapitenit, ndërkohë që luajti titullar edhe në EURO 2016. Tetë vite me kombëtaren, debutim në një miqësore kundër Katarit në maj të vitit 2012, ndërkohë që në total numëron 49 ndeshje me fanellën kuqezi.

Vetëm një gol i shënuar në ndeshje zyrtare, i rëndë madje, ndaj Armenisë në fitoren 2-1 në Elbasan, fitore që mbajti gjallë shpresat për kualifikimin në Europian. Ka realizuar edhe dy herë në miqësore, ndaj San Marinos dhe ndaj Francës. Tani nuk duhet të shënojë as të mbrojë më për Shqipërinë, por vetëm të shijojë e të mbështesë shokët e tij në ndeshjet në vazhdim.

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button