Real Madrid “pushtoni” Spanjën, shtoi një tjetër trofe në CV e tyre fantastike, duke koleksionuar titullin e 35-të në histori. Lojtarët, stafi drejtues por dhe mbi të gjitha Carlo Ancelotti dhuron shoë në rrugët e qytetit duke festuar me tifozët e shumtë. Me puro, duke kërcyer dhe shumë u buzëqeshur u pa Carlo Anceltti gjatë gjithë kohës, dukshëm në qejf për këtë trofe, që për italianin ka një shije të veçantë.
Për herë të parë në histori, Ancelotti shndërrohet në trajnerin e vetëm që ka fituar në 5 kampionët më të rëndësishme në Evropë, Itali, Angli, Francë, Gjermani dhe së fundmi në Spanjë. Pavarësisht këtij suksesi, Don Calo nuk ka ndërmend të ndalet:
“Jam shumë i emocionuar, ky ishte një sezon spektakolarë. Fakti që kam fituar në 5 liga më bën të ndihem krenar. Më pëlqen kjo që bëj, jam krenar për atë që kam arritur. Dëshiroj të vazhdojë të fitoj tituj me Real Madrid. I them tifozëve, që të mërkurën kundër Man.City na duhet një atmosferë elektrizuese në ‘Bernabeu’, u shpreh Ancelotti.
Edhe mediat në Spanjë shtyjnë italianin dhe të besuarit e tij në një tjetër përmbysje të madhe, ndaj Man.City është një sfidë luksi, një ndeshje prestigji të cilën vetëm një ekip si Real Madrid mund ta përmbys, historia e këtij klubi madhështor bën që mediat, opsioni, tifozët, të gjithë në Spanjë të besojnë te përmbysja pavarësisht humbjes 4-3 në sfidën e parë. (BWeb)