Sport

VIDEO/ Pamje nga “Gladiatori” dhe fjalimi i Dajës, si u motivua Partizani

Filmi i derbit, kështu e titullojnë te Partizani. Pas triumfit në derbi me Tiranën, në klubin e kuq kanë zbuluar edhe si futbollistët janë motivuar nga trajneri Ilir Daja. Pamje nga filmi “Gladiatori” dhe fjalim para futbollistëve, me një mesazh të qartë.

“Filmi është thriller, arenat janë të vërteta. Koloseu është edhe sot. Dilnin në fushë, o v disnin o fitonin. Duhet të jemi të gjithë bashkë nëse do fitojmë. Do dalim në arenë, por nuk do v desim. Duhet të jemi të gjithë bashkë. Fitore”, dëgjohet të thotë Daja.  Në fushë më pas Partizani ia doli, me një gol të Erald Çinarit. Tre pikë të arta dhe tani fokusi është te beteja e radhës, në stadiumin “Niko Dovana” të qytetit të Durrësit, kundër Teutës. “Demat” janë gati, të hënën luhet ndeshja. /abcnews.al

Trego më shumë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close