Sport

VIDEO/ Plas te klubi italian i Serie A, sherr mes trajnerit dhe drejtorit sportiv

Tension i lartë në shtëpinë e Torinos. Në fakt, një sherr i furishëm mes Ivan Juric dhe Davide Vagnatit ka ndodhur në kampin stërvitor Ëaidring në Austri. Tekniku dhe drejtori sportiv ofenduan rëndë njëri-tjetrin në një parking.

E filmuar nga një celular, sherri përfundoi menjëherë në rrjetet sociale, duke dëshmuar pakënaqësinë e madhe të trajnerit për lëvizjet e klubit në merkato dhe vështirësitë e mëdha në menaxhimin e marrëdhënieve mes fushës teknike dhe drejtuesve. abcnews.al

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close