Sport

Video\ Tifozët e Fejnordit rrahin brutalisht qytetarin në Tiranë, transportohet në spital

Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e kësaj të marte në Tiranë. Një shtetas shqiptar është rrahur në mënyrë brutale nga tifozët e ekipit të Feynordit.

Ai është transportuar në spital. Ngjarja ka ndodhur te zona e “9-katësheve” në kryeqytet.

Mësohet se tifozët e Fejnord kanë qenë në gjendje të dehur. Tetë prej tyre janë shoqëruar nga policia.  Shtetasi shqiptar, po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Reagimi i policisë: Më datë 24.05.2022, te kafe “Europa” disa shtetas holandez (tifozë), në gjendje të dehur janë konfliktuar me shtetasin shqiptar A. G., 45 vjeç.

Gjatë konfliktit fizik është dëmtuar shtetasi A. G., dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar 8 shtetas holandezë. Grupi hetimor po punon sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close