Sport

VIDEO/ Ylli i NBA godet me grusht në fytyrë shokun e skuadrës

Ngjarje aspak e hijshme në stërvitjen e kampionëve të NBA, Golden State Warriors. Ylli i skuadrës, Draymond Green ka goditur me grusht në fytyrë shokun e skuadrës, Hordan Poole.

Gjithçka ka ndodhur në trajnimin e Golden State, me kolegët e dyshes së përfshirë në konflikt që kanë ndërhyrë për të shuar gjakrat.

Pas ndërhyrjes së stafit dhe basketbollistëve të tjerë, Green u dërgua në dhomat e zhveshjes për t’u qetësuar, ndërsa Poole vijoi me trajnimin.

Pritet që ekipi i Warriors të marrë masa përjashtuese për yllin e ekipit, duke dhënë shembull se të tilla sjellje nuk kanë vend në sport.Të shumta kanë qenë komentet në rrjetet sociale, të cilat e konsiderojnë Green si fajtor në këtë ndodhi.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close