Villareal ka surprizuar jo pak këtë sezon në Champions League, duke eliminuar ekipe si Juventus apo Bayern. Ekipi i La Liga nuk e ka ndërmend të ndalet me kaq, pasi mbrojtësi Pau Torres në intervistën e dhënë për AS, ka thënë se Liverpool nuk do e ketë të lehtë ndaj tyre në Gjysmëfinale.
“Liverpool është një rival shumë i fortë, të gjithë i dimë cilësitë e tyre: ata kanë sulmues që dinë gjithmonë çfarë të bëjnë. Ata kanë disa nga lojtarët më të mirë në botë dhe kanë mposhtur lehtësisht Manchester United, pasi kanë mundur Cityn disa ditë më parë. Por ne jemi përshtatur shumë mirë me skuadrat me të cilat jemi përballur deri më tani” – tha ai.