Categories Sport

Vllazni heroike në Ballsh, fitojnë Teuta dhe Kukësi, tjetër zhgënjim për Laçin

Vllazninë e pandalshme edhe në “Adush Muça”. Ekipi shkodran triumfoi 0-1 në limitet e kohësh shtesë në fushën e vështirë të Bylisit me gol të Ardit Hoxhajt, që për të disatën herë shfaqet vendimtar për formacionin e drejtuar nga Brdaric. Pas një starti të mirë të Bylisit, që rrezikoi portën e Zogovicit me Ymeralilajn dhe Ndrecën, Vllaznia ishtë me e qartë në lojën e saj dhe e mbylli pjesën e parë më goditjen e rrezikshme me kokë të Imamit, që përfundoi jashtë.

Në pjesën e dytë Demir Ymeri shpërdori një penallti në lëvizje, ndërsa Jonuzit ia mohoi golin portieri Pano Qirko. Në kohën shtesë Bylisi mbeti me 10 lojtarë pas ndëshkimit me karton të kuq të Ujkës e pikërisht atëherë kur u mendua se gjithçka do të mbyllej në barazim, erdhi goli me kokë i Ardit Hoxhajt, që çoi në ekstazë futbollistët dhe stafin e kuqebluve.

Vllaznia shkon në kuotën e 35 pikëve dhe ruan distancën prej 9 pikësh me Teutën, që fitoi 0-1 në Kamzë ndaj Kastriotit, me golin e mrekullueshëm të Dejvi Bregut në minutën e 72-të nga goditja e lirë. Më herët “Djemtë e Detit” i ishin afruan ndjeshëm golit me Vilën e Kuron, pa harruar dhe rastin e pjesës së parë me Avdylin.

Tjetër rezultat i papranueshëm për Laçin, pas humbjes me Apoloninë në Fier. Skuadra e Shpëtim Duros barazoi 1-1 me vendin e fundit, Skënderbeun, duke humbur më shumë terren ndaj grupit të skuadrave kryesuese. Meksi kaloi në epërsi ekipin korçar në fundin e pjesës së parë, por kurbinasit u kthyen në lojë me penalltinë e shndërruar në gol nga Nwabueze në fillim të pjesës së dytë. Edhe pse pati më shumë se 40 minuta lojë në dispozicion për të marrë fitoren, Laçi nuk ia doli të ndëshkonte për herë të dytë Skënderbeun.

Kukësi më në fund sheh dritë në fund të tunelit. Pas katër humbjeve radhazi, skuadra verilindore triumfoi 1-2 ndaj Apolonisë në “Loni Papuçiu”, ku u zhvillua një ndeshje e hapur me raste të shumta në të dyja portat, por që fati ndihmoi më shumë skuadrën mike.

Agim Ibrahimi shënoi me 11-metërsh në minutë e 15-të, pas një prekjeje të topit me dorë nga mbrojtja vendëse. Pavarësisht golit të pësuar, skuadra fierake nuk u dorëzua dhe në minutën e 60-të gjeti golin e barazimit me Smaçin, me një goditje fantastike nga jashtë zonës, e cila përfundoi aty ku bashkohet shtylla me traversën, duke e lënë të palëvizur portierin Xhika.

Apolonia, me entuziazmin e golit të barazimit vijoi sulmet për të marrë fitoren, por Gjata shpërdoroi një rast të pastër me kokë. E në këtë të vjen në mendje ligji i pashkruar i futbollit, nëse nuk shënon e pëson. Nëpërmjet një kundërsulmi të shpejtë, në minutën e 76-të, Peposhi, i shërbyer nga Leira, shënoi golin e dytë për Kukësin, që pesë minuta më vonë siguroi fitoren 1-3 me finalizimin e Ezesë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME