Categories Sport

Vllaznia prezanton trajnerin e ri, gjermani e nis duke folur shqip, ja premtimet për sezonin e ardhshëm

“Mirdita, si jeni?!” Kështu e ka nisur, në shqip, deklaratën e parë si trajner i Vllaznisë, në prezantimin e tij në këtë rol, ditën e sotme. Thomas Brdaric ka pasur falenderime për Alban Xhaferi dhe Voltana Ademi. “Faleminderit për besimin dhe shansin që po më japin. Pa ata të dy nuk do të isha sot këtu. Ka një javë që zhvilloj takime dhe diskutoj si do të shkojë Vllaznia përpara nga sot. Çfarë keni menduar ju gazetarët për Vllazninë, mendoj se jemi në një linjë. Jam i sigurt, do të jemi gati për objektivat e sezonit që vjen.

Nuk kemi kohë të mjaftueshme, por do të fillojmë që sot me projektin që kemi. Faleminderit që më keni besuar, faleminderit për stafin që do të punojë me mua. Faleminderit të gjithëve. Në ditët e fundit që jam këtu, kam ndier ndihmën e të gjithë njerëzve. Për çfarë kam ardhur këtu? Do të provoj të ndërtoj një skuadër të suksesshme dhe të ecim përpara. Për çdo gjë nevojitet kohë. Duhet të kemi durim për ato që do të bëjmë këtu. Nuk është koha për llafe të mëdha, por për punë. Përmbajtja është kryesore, edhe mënyra si do të punojmë. Unë kam ardhur për këto te Vllaznia. Ajo që është kryesore, duhet besimi. Do provoj të ndryshoj, do të jetë energji e re për ju gazetarët, stafin që punon me mua. Gjëja kryesore është disiplina dhe besueshmëria reciproke. Me gjithë stafin tim, njerëzit që janë afër klubit, nëse punojnë me të njëjtën mënyrë si unë, jam i sigurt për suksesin në fund.

Do të krijoj harmoni në skuadër. Do të luajmë një futboll me tranzicion të shpejtë. Kam shumë qejf lojtarët që luajnë për ekipin e jo për veten. Do suportoj çdo njeri dhe lojtar në klub, që ka një filozofi pune si unë. Shpresoj të mendojnë të gjithë vetëm pozitivisht. Unë do të jap maksimumin, do transmetoj pozitivitetin dhe entuziasimin tim në klub, edhe te tifozët. Vllaznia prej 8 vitesh lufton për mbijetesë? E di ku kam ardhur, edhe se çfarë ka ndodhur përpara. Më besoni, nuk më intereson e kaluara. Çdo gjë do të jetë një rrugë e re, me sukses”.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME