Categories Sport

Vllaznia-Skënderbeu, është finalja e Kupës së Shqipërisë

Një finale që nuk pritej teorikisht. Dy skuadrat më pak të favorizuara thyejnë parashikimet dhe shkojnë në finale e Kupës së Shqipërisë. Janë Vllaznia dhe Skënderbeu që kualifikohen pasi dolën triumfues në duelet direkte me eliminim ndaj Laçit dhe Teutës, me këto të dyja që ishin ekipet e favorizuara për t’u kualifikuar. Në “Loro Boriçi”, brenda pak ditësh përballeshin të dyja ekipet Vllaznia-Laçi dhe sërish ekipi shkodran ia del më mire teksa kësaj radhe arrin finale e Kupës me fitoren 1-0.

Një pjesë e parë tepër interesante ndryshe nga ajo e fundjavës në kampionat me shkodranët që u paraqitën më të rrezikshëm dhe në 22’ festuan avantazhin. Pas një harkimi nga këndi nga ana e Da Silvës, sulmuesi Ardit Hoxhaj, godet saktë me kokë, duke kaluar në avantazh shkodranët.

Pjesa e dytë nis sërish më mire për Vllazninë që humbasin disa raste flagrante ndërsa Laçi nis të fitojë terren por gjithsesi pa e gjetur rrjetën. Përfundon 1-0 për Vllazninë dhe pas 11 vitesh klubi shkodran rigjen një finale të Kupës së Shqipërisë. Ndërkohë në sfidën tjetër në “Niko Dovana”, Skënderbeu bëri surprizën e madhe me një fitore 2-0 ndaj Teutës ku u vendos gjithçka në pjesën e parë. Pas vetëm 20 sekondash lojë korçarët fituan një penallti nga Mensah, teksa Meksi e shndërroi në gol.

Teksa durrësakët mundoheshin të reagonin, Skënderbeu jep një goditje të fortë me golin e dytë nga Elvi Berisha në 44’ me lojtarin që feston golin me fanellën e hequr dhe harroi që ishte ndëshkuar më parë ndaj dhe kartoni I kuq ishte I logjikshëm. Me një lojtar më pak Skënderbeu gjen forcën për të ruajtur rezultatin dhe sulmeve të njëpasnjëshme të Teutës dhe në fund ia del të kualifikohet në finalen e Kupës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Kombëtarja nesër fillon ‘zborin’ treditor në Tiranë

Kombëtarja shqiptare do të nis këtë të hënë grumbullimin dhe përgatitjet për miqësoret ndaj Kilit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sylvinho e la jashtë grumbullimit të Kombëtares, reagon Mirlind Daku

Sylvinho publikoi dje listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Milan rrezikon përjashtimin nga garat e UEFA-s

Milani rrezikon të marrë dy sanksione të mëdha pas hetimit të Prokurorisë së Milanos për…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Përmbytet fusha, shtyhet ndeshja Dinamo City-Teuta

Ndeshja mes Dinamo City dhe Teutës, e planifikuar për tu luajtur ditën e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Tragjedia e Michael Schumacher, ish-shefi i Mercedesit zbulon një detaj të padëgjuar deri më sot

Ish-shefi i Mercedesit, Norbert Haug, ka këmbëngulur se Michael Schumacher nuk rrezikonte kur skijonte, pasi gjithmonë…

LEXO ME SHUME