Sport

Vlora bëhet me një ekip futbolli për vajzat, iniciativë e ish-futbollistit Roland Iljadhi

Edhe Vlora me ekip futbolli për vajzat. Iniciativa e nisur nga ish-futbollisti Roland Iljadhi për ngritjen e një ekipi vajzash ndërsa vec pjesëmarrjes në kampionate rajonale, synimi mbetet padyshim edhe përfaqësimi në kampionatin kombëtar. Janë vajza të moshës nga 12 deri në 15 vjec që falë edhe pasionit të tyre i janë bashkuar ekipit të futbollit të vajzave në Vlorë. Në vitet e fundit futbolli i femrave në vendin tonë ka marrë nje hov te rëndësishëm ndaj edhe Vlora aty ku talenti nuk mungon shumë shpejt do të jetë padyshim një skuader dinjitoze në futbollin e femrave.

Trajneri Roland Iljadhi konfirmon se kjo është realizuar edhe falë pasionit, dëshirës por edhe talentit të vajzave. Njëkohësisht trajneri Iljadhi nuk mungon të leshojë edhe një apel mbi të gjitha për krijimin e kushteve dhe terreneve sportive për një stërvitje sa më cilësore.

Vetë vajzat vlonjate konfirmojnë dëshirën dhe pasionin e tyre për futbollin. Nga vajzat pjesë e ekipit nuk mungojnë edhe ato që luajnë në kombëtaret e moshave ndërsa tregojnë se futbolli mbetet pjesë e rëndësishme e jetës së tyre falë stërvitjes me trajnerin Roland Iljadhi dhe mbështetjes së familjes. Vlora me një ekip femrash, në një qytet ku talenti nuk mungon dhe shumë shpejt një ekip me të ardhme në futbollin shqiptar të femrave.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: