Sport

Xavi pranon zgjatjen e kontratës me Barcelonën deri në 2025-ën

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez ka pranuar zgjatjen e kontratës me klubin katalan deri në vitin 2025.

Kontrata e re pritet të firmoset të mërkurën nga të dyja palët, pasi është rënë dakord parimisht. Drejtuesit e klubit janë shumë të kënaqur me punën e Xavit në drejtim të ekipit.

Në 1 vit e gjysëm Xavi ka arritur të fitojë La Ligën pas një dominimi absolut vitin e shkuar. Megjithë problemet financiare që po kalon klubi, drejtuesit kanë gjetur tek Xavi një pikë mbështetje të fortë në menaxhimin e lojtarëve.

Prioritet për teknikun në dy vitet e ardhshme mbetet fitimi i La Ligas dhe Champions League, që mungon për katalanasit që nga viti 2015, atëherë kur Xavi ishte kapiteni i ekipit.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published.

Back to top button
Close