Categories Sport

Zbulohet paga e lojtarit kuqezi, shifrat janë marramëndëse

Armando Sadiku është transferimi më i fundit i kuqezinjve, i cili ka zgjedhur vijimin e karrierës për të paktën një vit te Bolivari, një skuadër tepër e rëndësishme në Bolivi. Po çfarë detajesh ka tjetër në kontratën e shqiptarit? Panorama sport ka zbuluar pagën që do të përfitojë Sadiku në vitin e parë të karrierës në Bolivi. Nga burime të besueshme, gazeta ka mësuar ekskluzivisht se Armando Sadiku do të përfitojë një pagesë prej 1 milion dollarësh në vit.

Një pagesë neto për bomberin e Kombëtares, pa përfshirë edhe klauzola ekstra dhe përfitime dytësore që mund të vijnë nga arritje personale ose edhe kolektive me skuadrën e Bolivarit. Armando Sadiku do të ketë një peshë të rëndësishme në skuadër, duke qenë se do të zëvendësojë Rikelmen, ish-sulmuesin e larguar me 13 gola në 21 ndeshje.

Bomberi i Kombëtares bëri një prezantim fantastik në skuadrën e re, duke qenë se në 30 minuta ku u aktivizua në një ndeshjemiqësore, ia doli që të realizonte dy gola si dhe të asistonte një tjetër. Sezonin e shkuar, Armando Sadiku ishte pjesë e Malagës në Ligën e Dytë të Spanjës duke bërë një paraqitje fantastike. Sulmuesi shënoi 13 gola në kampionat, në 36 ndeshje që u aktivizua me ekipin spanjoll. Më tej, transferimi i tij në kampionatin turk nuk ishte në nivelet që vetë sulmuesi ka pritur.

Sadiku nuk shënoi asnjëherë në tokën turke në nëntë takime, mes kampionatit dhe Kupës. Në Bolivi, Sadiku do të ketë sfidën për të luajtur në një kontinent tjetër, duke qenë pjesë e Bolivarit e cila është skuadra më e titulluar në vend si dhe për të përballuar edhe vështirësinë e klimës, meqenëse bëhet fjalë për lartësi deri në më shumë se 3000 metra mbi nivelin e detit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME