Në shtëpinë e Napolit situata pas barazimit ndaj Salzburgut në Champions League nuk është aspak e mirë. Drejtuesit e klubit dhe në veçanti janë duke menduar për një gjobë të mirë për futbollistët që dolën kundër vendimit të klubit për t’u mos u stërvitur, duke shkuar në shtëpi.
Siç u njoftua nga vetë klubi për disa futbollistë pritet që të ketë një gjobë të mirë, e cila mund të jetë sa 5 për qind e pagës mujore. Koulibaly do ta pësojë më keq, pasi do të dënohet me 25 mijë euro (paga vjetor 6 milionë euro), ndërkohë që më pas vjen Insigne me 20 mijë euro.
Di Lorenzo, Zielinski, Malcuit dhe Maksimovic do të paguajnë nga 5 mijë euro, ndërkohë që Elseid Hysaj do të paguajë edhe më pak. Napoli duhet ta kalojë vendimin edhe në Federatën Italiane të Futbollit për ta bërë të rregullt dënimin.