Ronald Koeman nuk është më trajneri i Barcelonës. Presidenti i klubit, Joan Laporta, ia ka komunikuar pas humbjes përballë Rajo Vajekanos. Ronald Kuman do të përshëndetet nesër me ekipin në qendrën sportive të klubit.
“Barcelona dëshiron ta falënderojë për shërbimin e tij dhe i uron shumë fat në karrierën e tij në vijim”, shkruhej në komunikatën e Barcelonës.