Categories Sport

Zyrtare: Dinamo shton radhët, firmos me ish-sulmuesin e Partizanit

Dinamo ka bërë një tjetër lëvizje në merkato. Klubi kryeqytetas i ka vënë në dispozicion stafit teknik edhe një sulmues tjetër, i cili ka qenë pjesë e moshave të Partizanit dhe ka debutuar edhe me ekipin e parë në Superiore. Pas disa eksperiencave të ndryshme, si në Kosovë dhe Kategorinë e Parë, Ardit Jaupaj është rikthyer në kryeqytet dhe tani do të luajë për Dinamon. Klubi blu ka dalë edhe me njofton dhe bën me dije se sulmuesi ka nënshkruar.

“Ardit Jaupaj është lojtari i ri i Dinamos. Sulmuesi 24-vjeçar i cili ka dalë nga akademia e Partizanit si dhe me eksperiencë në disa ekipe si Bylis, Egnatia apo edhe Feronikeli në Kosovë, ka firmosur kontratën që e vesh Blu në sezonin e ri. FK Dinamo i uron mirëseardhjen dhe suksese me fanellën e 18 herë kampionëve të Shqipërisë”, njofton Dinamo përmes rrjeteve sociale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME