Categories Sport

Zyrtare: I plotësohet dëshira, Taulant Xhaka firmos për 4 vite

“E kam thënë gjithmonë: nëse presidenti më ofron një kontratë deri në fund të karrierës time, unë do ta firmosja menjëherë. Qëllimi im është ta mbyll karrierën time me Basel. Nuk dua të luaj me asnjë klub tjetër. Nuk kam frikë të luaj jashtë Zvicrës, por e kam theksuar gjithmonë se ndihem rehat këtu. Ofertat normalisht i shikoj, por siç e thashë më parë, nëse Basel më jep një kontratë, e firmos direkt”. U tha, u bë. Dëshira e Taulant Xhakës plotësohet.

Mesfushori i Basel ka nënshkruar kontratën e re me klubin zviceran dhe ajo do të jetë e vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. Zërat për një kalim te Besiktas në Turqi tani nuk mund të përhapen më, pasi Xhaka gjtë gjithë kohës i ka pasur idetë e qarta. Në dhjetë sezone ai është shkëputur nga Basel vetëm për 18 muaj dhe prej vitit 2013 është pjesë e rëndësishme e formacionit të skuadrës së tij, duke dhënë kontribut në fitimin e pesë titujve kampion dhe tre kupave të Zvicrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mbi 20 mijë bileta të shitura/ Sylvinho tenton të ndryshojë ujërat, Statistikat flasin për suedezët

Shqipëria do të zhvillojë sonte në mbrëmje testin e dytë miqësor kundër Suedisë në Stokholm.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

“E dimë forcën tonë, jemi të bashkuar”, Sylvinho dhe Ramadani flasin para ndeshjes me Suedinë

Shqipëria do të luajë nesër ndeshjen e dytë miqësore të muajit mars ndaj Suedisë. Trajneri…

LEXO ME SHUME