Sport

ZYRTARE/ Lë Napolin për milionat, Insigne firmos me skuadrën përtej oqeanit

Sulmuesi italian, Lorenco Insinje, do të luaj muajt e fundit me skuadrën e Napolit dhe në korrik do të jetë pjesë e skuadrës së Torontos. Klubi kanadez ka zyrtarizuar sot çdo gjë me anë të një postimi në Twitter.

Një lamtumirë e dhimbshme por që prej disa javësh dukej e pashmangshme duke qenë se De Laurentis nuk kishte shkuar përtej ofertës prej 3.5 milionë euro plus një bonus rinovimi, ndërkoh që kanadezët janë gati t’i ofrojnë 11.5 milionë euro në sezon plus 4.5 bonuse në bazë të performancës individuale.

Për kapitenin e Napolit nuk munguan elozhe nga presidenti i ekipit kanadez. “Kjo është një ditë historike dhe emocionuese për klubin tonë. Lorenco është një sulmues i klasit botëror. Ai është kampion Europe me Italinë dhe ka luajtur në skenat më të mëdha të futbollit me Napolin” u shpreh presidenti i Torontos, Bill Mening.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button
Close
%d bloggers like this: